Ndërlidhjet

logo-print

Në mbrojtje të popullit palestinez në Gaza


Disa dhjetëra qytetarë të Kosovës kanë protestuar të premtën në qendër të Prishtinës, në përkrahje të popullit palestinez. Me moton “Kosova për Palestinën”, nën organizimin e subjektit politik Lëvizja Islame “Bashkohu”, protestuesit brohoritnin thirrjet “Palestinë, jemi me ty”. Organizatorët kishin kërkuar që përmes kësaj proteste të bëhet thirrje për ndaljen e, siç kanë thënë, “gjenocidit të shtetit terrorist të Izraelit ndaj myslimanëve në Palestinë”. Protesta u mbajt në kohën kur Izraeli dhe grupi militant Hamas në Gaza janë duke zhvilluar luftime të ashpra, ndërkohë që komuniteti ndërkombëtar është angazhuar në përpjekje diplomatike për të siguruar një armëpushim, me synimin që të trajtohen kërkesat emergjente të popullatës në Gaza.

XS
SM
MD
LG