Ndërlidhjet

BE: Italia dhe Polonia – konkurrente për postin e lartë


Catherine Ashton e përfundon mandatin e saj në tetor të këtij viti

Catherine Ashton e përfundon mandatin e saj në tetor të këtij viti

Diplomatët e lartë të Italisë dhe Polonisë po konkurrojnë për postin e lartë të shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian.

Italia sot zyrtarisht e ka nominuar ministren e jashtme, Federica Mogherini, ndërsa Polonia ka shpallur se, ministri i jashtëm i këtij vendi, Radoslaw Sikorski, është kandidat “i drejtë” për këtë pozicion.

Disa qeveri të vendeve të Evropës Lindore e kanë kundërshtuar fuqishëm propozimin italian për zonjën Mogherini, duke thënë se është shumë miqësore me Rusinë, ndërsa disa liderë të BE-së thonë se Sikorski është shumë kritik ndaj Rusisë, kështu që emërimi i tij mund ta shkatërroj pajtimin eventual me Rusinë.

Më 30 gusht, në samitin e liderëve të Bashkimit Evropian do të caktohet pasardhësi i shefes aktuale të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, mandati i së cilës i kalon në tetor.

XS
SM
MD
LG