Ndërlidhjet

Nuk ekziston tejkalimi i frikës që e krijon virusi Ebola, i cili mund të vrasë 90 për qind të të infektuarve.

Por epidemiologët thonë se ka pak gjasa që Ebola - i cili ka vrarë 729 njerëz në katër vendet e Afrikës Perëndimore, që kur u zbulua në shkurt të këtij viti, do të mund të përhapej në të gjithë globin, në llojin gripit të derrit në vitin 2009.

Frika se Ebola mund të kalojë në të gjithë kontinentet, u rrit pasi një njeri i infektuar me Ebola vdiq më 25 korrik pas fluturimit nga Liberia në Nigeri nëpërmjet Togos.

Rasti i tij ka nënvizuar vështirësinë e mbikëqyrjes së pasagjerëve që udhëtojnë jashtë zonës së shpërthimit të pandemisë dhe që mund të shpërndajnë virusin, sikurse ishte shpërndarë gripi i derrave nga Azia në vitin 2009.

Megjithatë, ekspertët thonë se Ebola i ka gjasat shumë më të vogla të shpërndahet me lehtësinë e gripit AH1N1, për shkak se transmetohet me vështirësi përmes njerëzve.

"Ebola dhe infeksione të ngjashme shpërndahen më së shumti nga kontakti direkt i me lëngje trupore, ndërsa gripi i derrit, SARS-i dhe viruse të ngjashme, shpërndahen përmes ajrit", thotë Nick Beeching, ligjërues në Shkollën e Liverpoolit të Mjekësisë Tropikale në Angli.

Në vend të kësaj, Ebola mund të jetë më e krahasueshme me virusin e HIV/AIDS-it, i cili, po ashtu, kalon përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me lëngjet e trupit.

Por këtu, gjithashtu, ka një dallim që bën me dije që Ebola paraqet më pak rrezik të epidemisë.

"HIV është duke i infektuar miliona njerëz nëpër botë tani, por Ebola ka infektuar më pak se 5,000 vetë që kemi njohuri në të gjithë historinë e regjistruar të saj, edhe me këtë shpërthimin e fundit, i cila është më i madhi", thotë Ben Neuman, një virologjist nga Universiteti i Leximit në Angli.

"Ebola është më fatale mbi raste individuale, por nuk përhapet shumë dhe ka qenë gjithmonë e përmbajtur në Afrikën nën-Sahariane", thotë ai.

Epidemiologët besojnë se virusi Ebola evoluoi përmes disa kafshëve që jetojnë në xhunglat tropikale në pjesën ekuadoriale të Afrikës, më së shumti nga lakuriqët.

Besohet që ky virus merret nga kontakti me trupat e kafshëve të ngordhura që kanë virusin, ose përmes konsumimit të ushqimit që është i infektuar.

Shpërthimet e virusit, i cili për herë të parë u identifikua në vitin 1976 në Zaire, që sot është Repubika Demokratike e Kongos, zakonisht marrin pjesë në zona rurale ku resurset e shëndetësisë dhe higjienës personale janë minimale.

Që nga zbulimi i Ebolës, ka pasur epidemi periodike në Kongo dhe në fqinjët Uganga dhe Sudan Jugor, por kurrë në Afrikën Veriore.


Ekspertët thonë se fakti se shpërthimet ndodhin në zonat e thella rurale, nuk i jep virusit shans për t'u përhapur në mjedise të tjera, ku ka praktika më të mira shëndetësore.

"Në shtete si Guinea, Liberia dhe Sierra Leone, shërbimet e tyre shëndetësore janë të limituara dhe natyrisht eksizton frika e popullatës, që nuk janë gjithmonë të prirë për izolim", thotë Beeching.

Punëtorët shëndetësorë mund të jenë shkaktarë të shpërndarjes së sëmundjes. Banorët e fshatrave ku shpërtheu virusi në rajonin e Afrikës Veriore, kanë refuzuar t'i japin punëtorëve shëndetësorë qasje në afërsi të tyre, për shkak se ata besojnë se vetë doktorët që e bartin sëmundjen nga një vend në tjetrin.

Shpërthimi i fundit i virusit në Afrikën Veriore, jo vetëm që la të vdekur shumë më shumë njerëz nga hera e fundit kur mbahet në mend në Ugandë në vitin 200, me rekord të 435 vdekjeve, por gjithashtu është hera e parë që Ebola ka lëvizur nga zona rurale, në ato urbane.

Më 30 korrik, Sierra Leone deklaroi emergjencë shëndetësore.

Nuk ekziston ndonjë vaksinë për shërim të Ebolës, simptomat e të cilës përfshijnë temperaturë, tharje të fytit, kokëdhimbje dhe mund të mendohet që është grip i zakonshëm.

Derisa infeksioni përparon, pacientët vuajnë nga mundimi, diarreja dhe mosfunksionimi i veshkave. Në disa raste, paraqitet edhe me gjakderdhje të brendshme dhe të jashtme.

Shanset e mbijetesës mund të rregullohen duke u siguruar që pacienti është i hidratuar si duhet, sepse humbja e lëngjeve është shpesh shkaktar i drejtpërdrejtë i vdekjes.

XS
SM
MD
LG