Ndërlidhjet

logo-print

Jahjaga: I domosdoshëm bashkërendimi i institucioneve për sigurinë kombëtare


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga,

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga,

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka zhvilluar sot një takim të përbashkët me kryeministrin në detyrë Hashim Thaçi, ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, dhe me udhëheqësit e institucioneve të sigurisë në Kosovë, drejtorin e AKI-së, Bashkim Smakaj, drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, kryeprokurorin e shtetit në largim, Ismet Kabashi dhe u.d të kryeprokurorit të shtetit, Sylë Hoxha, si dhe kryesuesin e Këshilli Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci, për të diskutuar parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit dhe të radikalizmit, njofton presidenca.

Presidentja Jahjaga thuhet në komunikatë të ketë deklaruar se është i domosdoshmë bashkërendimi dhe veprimi ndërmjet të gjitha institucioneve të vendit, posaçërisht atyre që kanë përgjegjësinë për sigurinë kombëtare, me qëllim të luftimit të dukurive që po kërcënojnë stabilitetin dhe sigurinë e vendit, të rajonit dhe më gjërë.

Në takim, krerët e institucioneve kërkuan nga mekanizmat përgjegjëse për sigurinë që të veprojnë mbi bazën e ligjeve në Kosovë për të pamundësuar aktivitetet, organizimin dhe çfarëdo veprimtarie radikale e ekstremiste që kërcënojnë jetën e qytetarëve jo vetëm të Kosovës dhe që synojnë shndërrimin e vendit në burim të ekstremizmit.

Presidentja Jahjaga ritheksoi qëndrimin se Kosova asnjëherë nuk do të bëhet strehë dhe nuk do të shërbejë si një burim për grupet radikale e ekstremiste, thuhet në komunikatën e presidenës.

XS
SM
MD
LG