Ndërlidhjet

SHBA: Dënon ashpër shkeljen e armëpushimit në Gaza


Ilustrim
Ilustrim

Administrata e presidentit amerikan, Barack Obama, ka dënuara shpër shkeljet e armëpushimit të ndërmjetësuar ndërkombëtarisht në Gaza nga ana e militantëve palestinezë, duke thënë se rrëmbimi i ushtarit izraelit do të ishte një veprim “barbar”.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, tha se nëse ushtari vërtetë është rrëmbyer nga militantët e Hamasit, ai duhet të lirohet menjëherë.

“Ka njoftime se Hamasi ka shfrytëzuar armëpushimin humanitar për të sulmuar ushtarët izraelitë, dhe për të marrë peng njërin prej tyre”, i ka thënë zoti Earnest agjencisë së lajmeve AP.

“Kjo do të ishte një shkelje barbare e armëpushimit të arritur”, ka thënë ai.

XS
SM
MD
LG