Ndërlidhjet

Urdhërohet paraburgosja e Saakashvillit


Ish presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvilli
Ish presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvilli

Një gjykatë e Gjerogjisë ka urdhëruar baragurbosjen e ish presidentit të vendit, Mikheil Saakashvilli, në mungesë.

Vendimi i Gjykatës së qytetit të Tbilisit është bërë pasi zyra e Prokurorit të Përgjithshëm ka regjistruar padi ndaj Saakashvillit për abuzim me detyrën sa ishte president.

Mikheil Saakashvilli nuk është paraqitur në zyrën e Prokurorit për tu marrë në pyetje.

Ai e ka udhëhequr Gjeorgjinë prej vitit 2004 deri në vitin 2013, ndërsa është larguar nga vendi menjëherë pasi e ka përfunduar mandatin e dytë presidencial.

Ai akuzohet për shpërndarjen e një proteste anti qeveritare në Tbilisi në nëntor të vitit 2007, si dhe bastisjen e më pas “konfiskimin” e një televizioni.

Saakashvilli i hedh poshtë akuzat.

SHBA-të dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur shqetësimin e tyre për akuzat kundër ish presidentit.

XS
SM
MD
LG