Ndërlidhjet

Vdiq ‘Maestro i Rokut’, Dick Wagner


Dick Wagner, ndër të tjera ka qenë gitarist edhe i Lou Reed, që shihet në këtë fotografi
Dick Wagner, ndër të tjera ka qenë gitarist edhe i Lou Reed, që shihet në këtë fotografi

Gitaristi i muzikës rok, Dick Wagner, performancat e të cilit janë të pranishme në albumet e Alice Cooper, Lou Reed, Kiss dhe Aerosmith, gjatë viteve të 70-ta, ka vdekur në moshën 71 vjeçare në Arizona të SHBA-ve.

Lajmi për vdekjen e tij është konfirmuar për Reuters nga menaxheri i Wagner.

Muzikanti me origjinë nga Miçigeni, është konsideruar nga fansat si “Maestro i Rokut”.

Gjatë viteve të fundit ai ka vuajtur nga disa probleme shëndetësore, përfshirë edhe dy sulme në zemër dhe një infarkt.

XS
SM
MD
LG