Ndërlidhjet

Ekspertët kthehen te vendi i rrëzimit të MH17


(Ilustrim)

(Ilustrim)

OSBE ka njoftuar se ekspertët ndërkombëtar janë rikthyer në vendin ku është rrëzuar aeroplani majalzian më 17 korrik, zonë kjo që kontrollohet nga rebelët prorusë në lindje të Ukrainës.

Misioni i OSBE-së në Ukrainë, përmes një komunikate ka thënë se 70 ekspertë holandezë dhe australian janë shoqëruar nga tetë vëzhgues të OSBE-së.

Ekspertët kanë pasur me veti edhe qenë të trajnuar për t’i ndihmuar në gjetjen e mbetjeve mortore të viktimave të aeroplanit në fjalë, në të cilin të 298 pasagjerët në bord kanë vdekur.

Ekspertët që kanë filluar të punojnë në vendin e ngjarjes më 1 gusht, pritet të kryejnë operacione kërkimi në disa vende.

Përpjekjet për të gjetur trupa të pajetë nga zona e rrëzimit janë penguar deri më tash për shkak të luftimeve në mes të forcave qeveritare dhe separatistëve pro rusë.

Rreth 200 kufoma janë kthyer tashmë në Holandë, e cila në këtë tragjedi ka humbur 193 qytetarë të saj.

XS
SM
MD
LG