Ndërlidhjet

Moska e akuzon BE-në për Ukrainën


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Ministria e Jashtme e Rusisë e ka akuzuar Bashkimin Evropian se e ka tërhequr “fshehtas” ndalesën për furnizimin e Ukrainës me teknologji dhe pajisje ushtarake.

Ministria përmes një komunikate ka thënë sot se “gjatë një takimi të fundit të Këshillit të BE-së në Bruksel, liderët e vendeve anëtare të BE-së janë pajtuar që në fshehtësi të heqin restrikcionet në eksportimin e pajisjeve në Kiev që do të mund të përdoren për represion të brendshëm”.

Komunikata, e cila është postuar në faqen e internetit të ministrisë së jashtme ruse, thotë që “eksportimi i teknologjisë dhe pajisjeve ushtarake është lejuar”.

Ministria gjithashtu i ka bërë thirrje Unionit të 28 shteteve evropiane që të mos nxiten nga Vashingtoni rreth ngjarjeve që po ndodhin në lindje të Ukrainës, ku rebelët prorusë po luftojnë kundër forcave qeveritare.

XS
SM
MD
LG