Ndërlidhjet

Vriten katër ushtarë të Azerbajxhanit


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit ka njoftuar se katër ushtarë të saj janë vrarë sot në afërsi të rajonit separatist, Nagorno Karabak.

Ministria, përmes një komunikate ka thënë se katër ushtarë të saj janë vrarë gjatë përleshjeve me “grupet sabotuese armene”, që kanë qenë duke kryer një operacion në rajonin Agdam Terter.

Komunikata thotë se njësitet azere e kanë ndaluar sulmin.

Shkëmbimi i zjarrit në mes të frocave të Azerbajxhanit dhe forcave të Armenisë në frontin e Karabakut, janë të shpeshta këtyre ditëve.

Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit ka ënjoftuar dje se trupat e Armenisë i kanë sulmuar pozicionet e Azerbejxhanit ndërsa përgjatë tre ditëve janë vrarë tetë ushtarë të këtij vendi.

Autoritetet armene i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se numri i viktimave azere është shumë më i madh.

XS
SM
MD
LG