Ndërlidhjet

Vidhen 52 kg kokainë e konfiskuar brenda shtabit policor në Paris


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Policia franceze ka njoftuar se e ka arrestuar një oficer i cili dyshohet se ka vjedhur 52 kg kokainë, në vlerë prej rreth 2 milionë eurove, nga një dhomë e mbyllur brenda shtabit qëndror të Policisë në Paris.

Policia, të premtën e kishte kuptuar se kokaina, e cila ishte konfiskuar gjatë një bastisje në muajin korrik, është zhdukur.

Droga pas konfiskimit, ishte vendosur në një dhomë brenda shtabit policor në Paris, me pamje nga lumi Siena.

Kamerat e sigurisë kanë ndihmuar hetuesit që të identifikojnë personin i cili kishte hyrë natën e 24 korrikut me dy qanta në zyret e shtabit policor kundër drogës. I njejti ishte larguar shpejtë nga objekti, thuhet në një njoftim të policisë franceze që është cituar nga Reuters.

Oficerë të tjerë e kanë identifikuar të dyshuarin si pjesëtarë të njësisë anti drogë, ndërsa i njejti është zbuluar dhe menjëherë arrestuar në pjesën jugore të Francës.

Një burim policor i cituar nga Reuters, thotë se oficeri i arrestuar, 30 vjeçar, është arrestuar në qytetin jugor të Perpignan, afër kufirit me Spanjën.

Kjo është hera e dytë që shtabi policor i Parisit është përfshirë në një skandal.

Në muajin prill, dy oficerë nga njësiti kundër bandave, janë vënë nën hetime pasi janë akuzuar se e kanë dhunuar një grua 34 vjeçare kanadeze e cila e vizitonte Parisin.

Hetimi për këtë rast është duke vazhduar ende.

XS
SM
MD
LG