Ndërlidhjet

Zhbllokhet rruga para Shtëpisë së Bardhë


Presidenti amerikan, Barack Obama duke folur në oborrin e Shtëpisë së Bardhë (ARKIV)

Presidenti amerikan, Barack Obama duke folur në oborrin e Shtëpisë së Bardhë (ARKIV)

Policia e Parkut e SHBA-ve, dhe oficerët e Shërbimit Sekret e kanë rihapur një zonë para Shtëpisë së Bardhë pasi e kanë mbyllur shkurtimisht për shkak të një pakoje që ishte lënë përballë pallatit presidencial amerikan, raporton Reuters në bazë të deklarimeve të dëshmitarëve.

Rreth orës 20, mbrëmë, policia i ka larguar kalimtarët e rastit prej “Pennsylvania Avenue”, rruga përballë Shtëpisë së Bardhë dhe Parkut Lafayette, që gjendet gjithashtu përballë objektit në fjalë.

Një pako që dukej si një qantë shpine e zezë, ishte lënë afër rrethimit që e ndanë oborrin e Shtëpisë së Bardhë me rrugën, i kanë thënë Reutersit dëshmitarë të rastit.

XS
SM
MD
LG