Ndërlidhjet

Konfiskohen mijëra kuti me medikamente në Qafë të Morinës


Kutitë me medikamente që janë konfiskuar sot nga Dogana e Kosovës

Kutitë me medikamente që janë konfiskuar sot nga Dogana e Kosovës

Mbi 3500 kuti me medikamente janë konfiskuar mëngjesin e sotëm nga Dogana e Kosovës në kufirin Kosovë –Shqipëri, në Qafë të Morinës në Gjakovë.

“Pas ndalimit të një fugoni me targa të Shqipërisë oficerët doganor kanë gjetur medikamente dhe thasë najloni të cilat kane qenë të kamufluara. Furgoni është mbyllur dhe në përcjellje të pjesëtareve të Anti-kontrabandës është shoqëruar për kontroll detale në Terminalin Doganor Prizren”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e Doganës.

E njejta thotë më tej se “pas hapjes dhe kontrollit detal është konstatuar sasia e mallit:

- Medikamente te ndryshme 3577 kuti

- Thasë najloni 32 kg.

- Material izolues”

Sipas Doganës së Kosovës, ndaj palës e cila ka dashur të kontrabandojë këtë mall në Kosovë është “ngritur kundërvajtje doganore si dhe është inicuar procedura hetimore lidhur me këtë rast”.

XS
SM
MD
LG