Ndërlidhjet

Raportohet se ka pasur luftime të ashpra në mes të forcave të sigurisë dhe militantëve përreth bagdadit dhe luftime edhe më të rënda në pjesën veriore të irakut në mes të militantëve dhe forcave kurde.

Hassan Fadaam, një këshilltar i krahinës së babilit, ka thënë se luftimet gjatë natës në qytezën Jufr al Sakhar, rreth 50 km në jug të Bagdadit, ka lënë nëntë ushtarë të vrarë dhe “dhjetëra” militantë të vrarë.

Një sulmues vetvrasës e ka goditur makinën e tij të mbushur me eksploziv me një grup të ushtarëve irakian në qytezën Balad, në veri të Bagdadit, duke vrarë tetë ushtarë dhe plagosur 23 të tjerë.

Në veri të Irakut, militantët nga Shteti Islamik, janë përleshur me frocat kurde të Peshmergas, në një betejë që ka lënë të vrarë rreth 100 luftetarë.

Militantët janë munduar që të marrin në kontroll qytezën kryesisht kurde të Zamarit, në veri të Mosulit.

Jabbar Yaëar, sekretari i përgjithshëm i Pershmergas, thotë se trupat e kanë ndaluar sulmin por disa banorë të Zamarait thonë se e kanë parë flamurin e Shtetit Islamik duke u valëvitur në disa ndërtesa të qytezës.

XS
SM
MD
LG