Ndërlidhjet

Ukrainë: Forcat qeveritare marrin edhe dy qyteza kyqe


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare të Ukrainës, pretendon se forcat qeveritare kanë marrë dy qyteza kyqe përgjatë kufirit të rajoneve lindore , Lluhansk dhe Donjeck.

Kjo ka prerë lidhjet në mes të dy rajoneve që janë kontrolluar nga separatistët pro rusë.

Andriy Lysenko ka thënë sot gjatë një konference se trupat e Kievit i kanë “çliruar” qytezat e Krasnohorovskas dhe Staromiokhajlivka, duke e krijuar kështu një zonë të kontrolluar nga qeveria në mes të dy zonave që kontrollohen nga separatistët.

Lysenko gjithashtu ka thënë se Kievi ka pranuar raporte se forcat ruse janë mbledhur në disa zona rreth pesë km prej kufirit lindor të Ukrainës.

Lysenko ka thënë se në këto raportime përfshihet edhe lajmi se fermerëve rusë në zonat përgjatë kufirit me Ukrainën ju është thënë që mbledhin të korrurat e tyre deri më 3 gusht.

XS
SM
MD
LG