Ndërlidhjet

Egjipti e furnizon Gazan me energji elektrike


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Egjipti e ka rritur sasinë e energjisë elektrike që ia ofron Gazës ndërsa ka kërkuar nga Izraeli që të lejojë riparimin e linjave të dëmtuara të energjisë elektrike gjatë bombardimeve të Izraelit.

Raportohet se janë rreth 1 milionë banorë palestinezë që kanë mbetur pa energji elektrike.

Zyrtarët në Gaza thonë se përgjatë këtij konflikti, rreth 1700 palestinezë, shumica civilë janë vrarë.

Izraeli në anën tjetër thotë se 63 ushtarë të saj janë vrarë gjatë përleshjeve me Hamasin dhe tre civilë izraelitë janë vrarë gjatë sulmeve me raketa të Hamasit.

XS
SM
MD
LG