Ndërlidhjet

Militantët nga Siria kalojnë në Liban


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Militantët prej grupit an Nusra, që po luftojnë kundër forcave qeveritare të Sirisë, e kanë kaluar kufirin për në Liban dhe janë përleshur me forcat e sigurisë së këtij shteti.

Militantët e an Nusrës, raportohet se ja kanë dal që të marrin nën kontroll një stacion policie në qytezën kufitare të Libanit, Arsal, pasi një nga liderët e militantëve është arrestuar gjatë natës nga forcat e sigurisë së Libanit.

Agjencia kombëtare e lajmeve e Libanit, ka raportuar se së paku dy civilë janë vrarë derisa kanë bërë përpjekje që të ndalojnë luftetarët të marrin nën kontroll stacionin e policisë.

Forcat pro qeveritare në Siri të përkrahura nga Hezbollahu gjithashtu thonë se kanë vrarë së paku 50 rebelë gjatë një prite në afërsi të një qyteze, 10 km larg kufirit me Libanin.

XS
SM
MD
LG