Ndërlidhjet

Izraeli ka dëshmi që 47% e viktimave ishin militantë


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Izraeli thotë se ka dëshmi që gati gjysma e palestinezëve të vrarë gjatë 25 ditëve të konfliktit në Gaza kanë qenë luftetarë, njofton zëvendës ministri i jashtëm i Izraelit.

Grupet për të Drejtat e Njeriut në Gaza, thonë se së paku 80 % e të vrarëve kanë qenë jo luftetarë, përfshirë edhe qindra fëmijë.

Këshilli për të Drejtat e Njeriut, javën e kaluar e ka akuzuar Izraelin se ka kryer “sulme jo proporcionale dhe diskriminuese”.

Izraeli në anën tjetër thotë se guerilasit palestinezë në Gaza janë terroristë dhe se në konfliktet e kaluara kanë përdorur luftetarë të llojeve të ndryshëm, p.sh. policë që punojnë për administratën e Hamasit.

XS
SM
MD
LG