Ndërlidhjet

logo-print

Izrael: Ushtari i zhdukur është i vdekur


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Izraeli njofton se ushtari që ishte raportuar i zhdukur në Rripin e Gazës është i vdekur.

Ushtria e ka bërë të ditur lajmin sot se Hadar Goldin është vrarë në betejë.

Nuk është thënë se ku gjendet kufoma e Goldin.

Ndërkohë, kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu ka thënë se operacioni ushtarak në Gaza do të vazhdojë për aq gjatë sa është e nevojshme.

Ai gjithashtu është zotuar se Hamasi do të paguaj një çmim të madh nëse vazhdon ta sulmojë Izraelin nga Gaza.

Hamasi në anën tjetër ka thënë se do të vazhdojë të sulmojë Izraelin derisa të arrij qëllimin.

Mbi 1700 palestinezë janë vrarë prejse ka nisur konflikti para tre javësh.

67 izraelitë janë vrarë, shumica ushtarë në të njejtën periudhë.

XS
SM
MD
LG