Ndërlidhjet

Gjermania dhe Franca rikujtojnë Luftën e Parë Botërore


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Presidentët e Francës dhe Gjermanisë sot do të rikujtojnë 100 vjetorin e shpalljen e luftës që Gjermania ja ka bërë Francës.

Francoise Hollande dhe Joachim Gauck, pritet të bëjnë nderime të përbashkëta në rajonin lindor francez të Alsacit për ushtarët e vrarë gjatë Luftës së Parë Botërore.

Ata gjithashtu do marrin pjesë në fillimin e punimeve për një memorial në rikujtim të kësaj lufte në varrezën ushtarake të “Vieil Armand”.

Të dy liderët pritet të nderojnë sakrificën që ata ushtarë e kanë bërë dhe në të njejtën kohë të festojnë rëndësinë e marrëdhënieve franko gjermane në Evropën moderne.

Më 4 gusht, ata do t’i bashkohen liderëve të shteteve evropiane në Belgjikë për të shënuar eskalimin e luftës pasi Gjermania e kishte okupuar mbretërinë belge.

XS
SM
MD
LG