Ndërlidhjet

Van persie mungon në ndeshjen e parë të Man U.


Robin van Persie (ARKIV)
Robin van Persie (ARKIV)

Sulmuesi holandez, Robin Van Persie, sipas të gjitha gjasave nuk do të marrë pjesë në ndeshjen hapësire të “Premier League-s” britanike me ekipin e tij, Manchester United, pasi i ishte dhënë pushim më i gjatë pas Kupës së Botës.

Ndeshja e parë e Man U., do të jetë përballë “Swansea City”.

30 vjeçari, Van Persie, nuk do të udhëtojë me ekipin e tij futbollistik në turneun amerikan, dhe nuk do të paraqitet në ndeshjen finale miqësore kundër Valencias në “Old Trafford”, katër ditë para ndeshjës së parë zyrtare të ligës britanike.

Menaxheri Louis van Gaal, ka thënë se Van Persie do e vazhdojë stërvitjen të hënën dhe derisa e ka humbur një pjesë të madhe të sezonit të vitit të kaluar për shkak të një lëndimi, nuk do të detyrohet të kthehet menjëherë në ekip para se ai të rikthehet tërësisht në formë.

“Më vjen keq, por lojtarët duhet të stërviten dhe Robin ka nevojë për një regjim të plotë stërvitjeje para se të jetë në gjendje të luaj sërish. Njerëzit mund të më kritikojnë për këtë vendim, por unë e di se çfarë duhet bërë me lojtarët të cilët kanë pasur tre javë pushim”, ka thënë van Gaal.

XS
SM
MD
LG