Ndërlidhjet

logo-print

Gjenden mbetje mortore në vendin ku u rrëzua MH17


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Mbetjet mortore që janë gjetur nga hetuesit ndërkombëtar në vendin ku është rrëzuar aeroplani malajzian, fluturimi MH17, në lindje të Ukrainës janë dërguar në qytetin e Karkivit.

Katër vagona frigoriferë që kanë bartur mbetjet mortore dhe gjësendet personale kanë arritur në Karkiv mëngjesin e sotëm.

70 hetues holandezë dhe australianë po vazhdojnë kërkimet në një hapësirë prej 20 km katrorë në vendin ku është rrëzuar aeroplani.

Të 298 pasagjerët që kanë qenë në bord janë vrarë më 17 korrik kur aeroplani me të cilin udhëtonin është goditur nga një raketë që ende nuk dihet se nga kush është gjuajtur.

Mbi 220 kufoma të gjetura tashmë janë dërguar në Holandë prej nga është nisur aeroplani.

Situata mbetët e tensionuar në këtë zonë, ku rebelët pro rusë po luftojnë me forcat qeveritare ukrainase për kontroll të plotë të rajonit.

Zyrtarët vendor kanë thënë sot se nëntë civilë janë vrarë në luftimet e reja afër qytetit të Donjeckut dhe Lluhanskut.

XS
SM
MD
LG