Ndërlidhjet

Hollande, Gauck nderojnë ushtarët e Luftës I Botërore


Varrezat e Luftës së Parë Botërore, në 'Vieil Armand'

Varrezat e Luftës së Parë Botërore, në 'Vieil Armand'

Presidentët e Francës dhe Gjermanisë kanë marrë pjesë në ceremonië që e shënon 100 vjetorin e shpalljes së luftës që Gjermania ja ka bërë Francës, më sakt më 3 gusht 1914.

Francoise Hollande dhe Joachim Gauck, së bashku kanë marrë pjesë në ceremoninë e mbajtur në rajonin lindor francez të Alsacit për 30 mijë ushtarët e vrarë gjatë Luftës së Parë Botërore.

Ata gjithashtu do marrin pjesë në fillimin e punimeve për një memorial në rikujtim të kësaj lufte në varrezën ushtarake të “Vieil Armand”.

Kjo ceremoni është vetëm njëra nga shumë ceremonitë që shënojnë 100 vjetorin e Luftës së Parë Botërore që është nisur në vitin 1914 dhe ka përfunduar më 1918.

Më 4 gusht, ata do t’i bashkohen liderëve të shteteve evropiane në Belgjikë për të shënuar eskalimin e luftës pasi Gjermania e kishte okupuar mbretërinë belge.

XS
SM
MD
LG