Ndërlidhjet

logo-print

Së paku 150 të vrarë nga tërmeti në Kinë


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Mediat shtetërore thonë se së paku 150 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar pas një tërmeti të fuqishëm në pjesën jug perëndimore të Kinës.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-ve, njofton se termeti i magnitudës 6.1 e ka goditur krahinën e Junanit pasditën e 3 gushtit, me thellësi rreth 10 km.

Agjencia zyrtare kineze e lajmeve, Xinhua, raporton se epiqendra e termetit ishte qyteza e Longtoushanit.

Në kohën e dridhjeve të tokës, shumë njerëz janë parë duke dal në panik nga objektet.

XS
SM
MD
LG