Ndërlidhjet

Ban: Sulmi ndaj shkollës së OKB-së, akt kriminal


Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, sulmin vddekjeprurës ndaj një shkolle të OKB-së në Gaza, e ka përshkruar si “akt kriminal”.

Ai gjithashtu ka bërë thirrje që personat që bënë këtë “shkelje të rëndë të ligjit humanitar ndërkombëtar” të mbahen përgjegjës.

Përmes një komunikate, Ban e ka dënuar ashpër granatimin e shkollës në Rafah, në pjesën jugore të Gazës, sulm ky që vrau 10 civilë.

Shkolla ka qenë duke strehuar 3 mijë persona të zhvendosur, ndërsa sekretari i përgjithshëm i OKB-së ka thënë se “Forcat e Mbrojtjes së Izraelit disa herë janë informuar për lokacionin e këtij objekti”.

XS
SM
MD
LG