Ndërlidhjet

logo-print

Militantët vrasin një ushtar tunizian


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Ministria e Mbrojtjes së Tunizisë ka njoftuar se një ushtarë është vrarë dhe një civil është plagosur pasi militantët e kanë sulmuar një post ushtarak në afërsi të kufirit me Algjerinë.

Deklrata e sotme gjithashtu thotë se sulmi në bazën ushtarake ka ndodhur gjatë natës, ndërsa së paku dy sulmues janë plagosur gjatë sulmit.

Forcat e sigurisë kanë arrestuar 10 persona në lidhje me sulmin.

Një pikë kontrolli policia në afërsi të qytetit të Kasserines gjithashtu është sulmuar gjatë natës, por nuk ka pasur viktima.

Tunizia është duke luftuar grupet radikale që kanë lidhje me degën e Algjerisë së Al Kaidës.

XS
SM
MD
LG