Ndërlidhjet

Izraeli ka shpallur armëpushim humanitar në Rripin e Gazës


Ushtarët izraelitë me një tank në kufirin jugor të Izraelit me Rripin e Gazës
Ushtarët izraelitë me një tank në kufirin jugor të Izraelit me Rripin e Gazës

Izraeli ka shpallur një armëpushim humanitar 7 orësh në pjesën më të madhe të Rripit të Gazës.

Ushtria izraelite tha se armëpushimi filllon sot në orën 9 sipas kohës së Evropës Qendrore, por ka tërhequr vërejtjen se do të kundërpërgjigjet nëse sulmohet.

Megjithatë, Izraeli tha se ky armëpushim nuk do të zbatohet në qytetin Rafat të pjesës jugore të Gazës, ku ushtria ende po zhvillon operacione.

Më se 1,770 palestinezë, shumica prej tyre civilë, janë vrarë, gjatë konfliktit 28 ditësh, ndërmjet Izraelit dhe Hamasit.

Janë vrarë 63 ushtarë izraelitë dhe tre civilë.

XS
SM
MD
LG