Ndërlidhjet

logo-print

Raporti: Gjermania e ka anuluar kontratën ushtarake me Rusinë


Pamje nga Berlini

Pamje nga Berlini

Raportohet se Gjermania e ka anuluar një marrëveshje me Rusinë për ndërtimin e një kampi të pajisur plotësisht për ushtrimin e forcave ruse, për shkak të krizës në Ukrainë.

E përditshmja gjermane, Sueddeutsche Zeitung, ka raportuar sot se një zyrtar i lartë i qeverisë së Gjermanisë, e ka “tërhequr autorizimin e vet” për kontratën prej 140 milionë dollarëve, në të cilën përfshihet grup mbrojtës gjerman, Rheinmetall.

Projekti është ndalur në muajin mars, pas aneksimit të ishullit Krime në Ukrainë nga ana e Rusisë.

Këtë vendim të palës gjermane Moska e ka vlerësuar si “jokonstruktiv” dhe e ka akuzuar Berlinin se po vepron nën presionin e Shteteve të Bashkuara.

Mediat gjermane kanë raportuar se qendra ushtarake, që ishte paraparë të ndërtohej në rajonin perëndimor Volga të Rusisë, parashihej të hapej më vonë këtë vit, për stërvitjen e 30 mijë ushtarëve.

XS
SM
MD
LG