Ndërlidhjet

Bangladesh: Është fundosur trageti me 200 udhëtarë


Pamje nga një fundosje e mëparshme e tragetit në Bangladesh

Pamje nga një fundosje e mëparshme e tragetit në Bangladesh

Një traget me afro 200 njerëz është fundosur sot në lumin Padma, 30 kilometra në jugperëndim të kryqytetit Daka në Bangladesh.

Zyrtarët thanë se më se 40 udhëtarë janë shpëtuar nga kjo anije.

Nuk ka pasur ndonjë informacion zyrtar për viktima eventuale.

Policia lokale tha se “trageti ishte i tejngarkuar me udhëtarë, ndërsa lumi ishte i trazuar”.

Ekipet e shpëtimit dhe ushtria e Bangladeshit janë duke ndërmarrë operacion të shpëtimit.

XS
SM
MD
LG