Ndërlidhjet

Erdogan: Kritika të ashpra në adresë të Izraelit


Recep Tayyip Erdogan
Recep Tayyip Erdogan

Kryeministri i Izraelit, Recep Tayyip Erdogan, e ka akuzuar Izraelin se me qëllim po i vret palestinezët dhe u ka tërhequr vërejtjen izraelitëve se do “të mbyten në gjakun, që ata e kanë derdhur”.

Këto komente ai i bëri mbrëmë gjatë një takimi parazgjedhor para mbështetësve të tij në Stamboll.

Brenda 6 ditësh në Turqi do të mbahet rundi i parë i zgjedhjeve presidenciale.

Zoti Erdogan tha se “sikur Hitleri, i cili ka synuar krijimin e një race, që është e pagabueshme, Izraeli po e ndjek të njejtin cak”.

Kryeministri aktual Erdogan, i cili është kandidat presidencial, poashtu i ka kritikuar mediat ndërkombëtare për injorimin e vrasjes së gazetarëve gjatë ofensivës ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës dhe për sulmin në ndërtesën ku gjendet zyra e Agjencisë Anadollia në Rripin e Gazës.

XS
SM
MD
LG