Ndërlidhjet

Izrael: Përkundër armëpushimit, vazhdojnë sulmet në Gaza


Pamje e flamurit të Izraelit në tankun ushtarak

Pamje e flamurit të Izraelit në tankun ushtarak

Izraeli e ka shpallur një armëpushim të njëanshëm në pjesën më të madhe të Gazës, prej mëngjesit të sotëm, për shkak të kritikave të ashpra ndërkombëtare për sulmin vdekjeprurës kundër një shkolle, që është strehim i udhëhequr nga Kombet e Bashkuara për palestinezët e zhvendosur.

Lëvizja Hamas ka thënë se nuk do t’i bashkohet armëpushimit 7 orësh izraelit dhe u ka tërhequr vërejtjen banorëve “që të kenë kudes” kur të dalin jashtë shtëpive të tyre.

Disa minuta pas armëpushimit, që ka filluar në orën 9, sipas kohës së Evropës Qendrore, personeli mjekësor palestinez tha se nga një sulm ajror është goditur një shtëpi në kampin e refugjatëve në Shati në Qytetin e Gazës, me ç’rast janë plagosur 30 vetë.

Nga një sulm izraelit, sot herët në mëngjes në shtëpinë e tij në pjesën veriore të Gazës, është vrarë, Daniel Mansour, komandant i grupit Xhihadi Islamik.

Ky grup është aleat i afërt i Hamasit.

XS
SM
MD
LG