Ndërlidhjet

Monitoruesit e OSBE-së janë larguar për shkaqe sigurie


Monitoruesit e OSBE-së në postbllokun Gukovo

Monitoruesit e OSBE-së në postbllokun Gukovo

Raportohet se monitoruesit e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në postbllokun Gukovo, në rajonin Rostov në Rusi, afër kufirit me Ukrainën, janë larguar nga kjo hapësirë për shkak të shqetësimeve për siguri.

Zëdhënësi i Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë, Vasily Malayev, tha se misioni i OSBE-së sot është larguar nga kjo hapësirë, derisa kanë vazhduar operacionet ushtarake të forcave qeveritare të Ukrainës kundër separatistëve prorusë në pjesën lindore të Ukrainës.

Ai, mëtutje, ka pretenduar se më se 400 ushtarë të Ukrainës, përfshirë afro 160 kufitarë, sot dezertuan në territorin e Rusisë, pasi paala ruse u kishte lejuar atyre ta kalojnë kufirin.

XS
SM
MD
LG