Ndërlidhjet

Ekipi i Abdullahut i bashkohet auditimit të procesit zgjedhor


Kandidati presidencial në Afganistan, Abdullah Abdullah
Kandidati presidencial në Afganistan, Abdullah Abdullah

Ekipi i kandidatit presidencial afgan, Abdullah Abdullahu i është sot bashkuar procesit të auditimit të fletave të votimit, një ditë pas negociatave me zyrtarë të OKB-së dhe zyrtarë afganë të zgjedhjeve.

Noor Muhamed Noor, zëdhënës i Komisionit të Pavarur Zgjedhor në Afganistan, ka thënë se sot përfaqësuesit e Abdullahut janë të pranishëm gjatë rinumërimit të votave.

Ekipi i Abdullahut kishte refuzuar dje që të marrë pjesë në auditimin e fletave të votimit për shkak të mospajtimeve se cilat duhet të jenë arsyet që një votë të shpallet e pavlefshme.

Megjithatë, OKB ka njoftuar për një marrëveshje të arritur me Abdullahun më 3 gusht.

Në Kabul po bëhet auditimi i tetë milionë fletave të votimit të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale që është mbajtur më 14 qershor.

Abdullahu ka thënë se manipulimi masiv e ka dëmtuar rëndë procesin zgjedhor duke e nxjerrë favorit kundërkandidatin, Ashraf Ghani.

XS
SM
MD
LG