Ndërlidhjet

Kinë: Vazhdojnë kërkimet pas termetit që vrau 400 njerëz


Një nga zonat e dëmtuara të Kinës pas termetit të djeshëm

Një nga zonat e dëmtuara të Kinës pas termetit të djeshëm

Operacioni i kërkimet për njerëz të gjallë në pjesën jugperëndimore të Kinës kanë vazhduar edhe sot pas një termeti të fuqishëm i magnitudës 6.1 që e ka goditur rajoni dje, duke vrarë së paku 400 njerëz lënduar mbi 1800 persona.

Shpëtimtarët kanë gropuar nëpër rrënoja në zonën rurale të krahinës së Junanit dhe krahinat fqinje të Siçuanit dhe Gujzhous.

Mirëpo të reshurat e shumta kanë bërë që rrugët e këqija të këtyre rajoneve të kthehen në zona balte ku është e pamundshme të kalohet.

Kjo ka ngadalsuar përpjekjet për të dërguar në atë zonë pajisje të rënda të shpëtimit, tenda dhe furnizime të tjera.

Raportohet se termeti ka shkatërruar 12 mijë objekte, ndërsa 30 mijë të tjera janë dëmtuar.

XS
SM
MD
LG