Ndërlidhjet

Shteti Islamik: Do marrim më shumë territore


Abu Bakr al-Baghdadi, personi që besohet se e udhëheqë Shtetin Islamik
Abu Bakr al-Baghdadi, personi që besohet se e udhëheqë Shtetin Islamik

Shteti Islamik i njohur më parë si Shteti Islamik i Irakut dhe Levanti (ISIL) ka njoftuar sot se do të marrin më shumë territore nën kontroll në pjesën veriore të Irakut pasi tashmë kanë marrë disa qyteza gjatë fundjavës.

Grupi militant ka thënë se ka kapur edhe dhjetëra të burgosur kurd gjatë përleshjeve me forcat e rajonit kurd të Irakut të njohur si Peshmerga.

Dje, grupi ka arritur të marrë qytezat e Sinjarit dhe dy qyteza edhe më të vogla, që është suksesi më i madh prejse e kanë marrë një pjesë të konsiderueshme të Irakut perëndimor nën kontroll, para dy muajsh.

Dhjetëra mijëra njerëz, përshirë edhe pjesëtarë të minoritetit fetar Jezidi, janë larguar nga rajoni i afërt pas raportimeve se militantët kanë vrarë dhjetëra pjesëtarë të këtij komuniteti në Sinjar, të cilët paraprakisht nuk kanë pranuar të konvertohen në mysliman.

Raportohet se militantët iu kanë dhënë ultimatum Jezidëve, feja e të cilëve ka lidhje me Zoro-astrianizmin, që të konvertohen në myslimanë, të paguajnë një taks apo të përballen me vdekje.

XS
SM
MD
LG