Ndërlidhjet

Belgjikë: Liderët evropianë kujtojnë Luftën I Botërore


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Udhëheqësit e shteteve dhe qeverive të vendeve që gjatë Luftës së Parë Botërore kanë qenë armike, janë bashkuar në ceremoninë ku është shënuar 100 vjetori i fillimit të Luftës së Madhe.

Ceremonia e mbajtur në Memorialin e Aleatëve në Liege të Belgjikës shënon një shekull prejse Gjermania e ka okupuar Blegjikën, saktësisht më 4 gusht të 1914-ës.

Kryeministri belg, Eio Di Rupo ka thënë se “është fundamentale që të nderojë kujtimin e miliona civilëve dhe viktimave ushtarake” dhe në të njejtën kohë të nderohet rëndësia e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Në mesin e të ftuarve në këtë ceremoni janë edhe presidentët e Francës, Gjermanisë, Duka dhe Dukesha e Kembrigjit, William dhe Kate, Mbreti i ri i Francës, Filipe VI.

Në ceremoni po merr pjesë edhe presidentët e Shqipërisë, Armenisë, Austrisë, Bullgarisë, Serbisë e vendeve të tjera.

Shtetet e Bashkuara e cila u bë pjesë e kësaj lufte në vitin 197, është përfaqësuar nga ambasadori amerikan në Belgjikë dhe zyrtarë të lartë ushtarak amerikanë.

XS
SM
MD
LG