Ndërlidhjet

KDI: Prokurimi i Policisë rrezikon sigurinë e qytetarëve


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Instituti Demokratik i Kosovës e ka akuzuar Policinë e Kosovës që pas dështimeve të një pas njëshme për blerjen e veturave për njësitet patrulluese, po e rrezikon jetën e qytetarëve në Kosovë.

Sipas një komunikatë të KDI-së, prej vitit 2011, Policisë së Kosovës i dështon tenderi për furnizim me vetura, pasi “asnjëherë nuk ka reshtur së përshtaturi kriteret teknike operatorit të parapëlqyer ekonomik dhe ka vazhduar të përsëris parregullsitë e njëjta në procedura tenderuese përkundër se ka humbur disa raste në OSHP”.

“Amortizimi i veturave aktuale dhe pa mundësia e furnizimit me vetura që nga viti 2011, dëmton efikasitetin në veprimet operacionale”, thuhet ndër të tjera në këtë komunikatë.

KDI gjithashtu hedh dyshime nëse edhe vet Ministria e Brendshme dhe menaxhmenti i lartë i Policisë janë të përfshirë në hartimin e tenderit në formë diskriminuese pasi që sa kohë nuk ndërmerrë asnjë masë në departamentin e prokurorimit të policisë.

“KDI i kërkon Prokurorisë së Kosovës, që të filloj hetimet sa më parë dhe të marr në përgjegjësi të gjithë zyrtarët e përfshirë në këtë aferë me potencial korruptiv”, është kërkesa që e bën Instituti Demokratik i Kosovës.

XS
SM
MD
LG