Ndërlidhjet

Ushtarë ukrainas kalojnë në Rusi


Pamje të ushtarëve ukrainasë (ARKIV)

Pamje të ushtarëve ukrainasë (ARKIV)

Agjencitë ruse të lajmeve raportojnë sot se mbi 400 ushtarë ukrainas kanë kaluar në territorin rus gjatë natës, duke thënë se besohet që kjo ka ndodhur për të evituar luftimet me rebelët prorusë në lindje të Ukrainës.

Ushtria ukrainase e ka pranuar se disa ushtarë kanë kaluar në Rusi, por e ka hedhur poshtë lajmin e mediave ruse se ushtarët kanë kërkuar statusin e refugjatit.

Mediat ruse duke cituar zyrtarë të lartë të sigurisë raportojnë se janë krijuar “korridore humanitare janë hapur” për 438 ushtarë ukrainas të cilët kanë kërkuar leje që të hyjnë në Rusi.

Ushtarët të cilët thuhet se kishin mbetur pa municion, kanë qenë të rrethuar nga rebelët prorusë.

Raportohet se 180 ushtarë prej grupit që kishin kaluar në Rusi, tashmë janë kthyer në Ukrainë.

Ndërkohë, nga Kievi thuhet se forcat ukrainase e kanë rimarrë sot qytezën lindore të Jasinuvatas, një zonë e rëndësishme e hekurudhës ukrainase në veri të Donjeckut.

Ata thonë se pesë ushtarë janë vrarë dhe 15 të tjerë janë plagosur gjatë luftimeve në 24 orët e fundit.

XS
SM
MD
LG