Ndërlidhjet

Fituesja e çmimit Oskar, Sandra Bullock, është aktorja më e paguar në Hollywood, me fitime prej 51 milionë dollarë për 12 muaj.

Pas saj, sipas revistës amerikane, Forbes, renditen, Jennifer Lawrence dhe Jennifer Aniston.

Bullock, 50 vjeçare, ka qenë pjesë e një filmi tejët të sukseshëm vitin e kaluar, “Gravity” i cili fitoj shtatë Oskar, përfshirë edhe për Regjisorin më të mirë, Alfonso Cuaron, ndërsa filmi në tërësi ka fituar 716 milionë dollarë.

Edhe Bullock ishte e nominuar për Oskar në kategorinë e aktores më të mirë, por nuk fitoj. Ajo e ka fituar Oskarin në vitin 2010 me rolin në filmin, “The Blind Side”.

“Ylli i filmit ‘Gravity’ nuk e fitoj çmimin për aktoren më të mirë sivjet, por ajo padyshim se ka fituar një ton me para”, shkruan sot Forbes.com, raporton Retuers.

Aktorja e “The Hunger Games”, Jennifer Lawrence, 23 vjeçare, ka fituar 34 milionë dollarë, ndërsa Aniston, 45 vjeçare, ka fituar 31 milionë dollarë.

Gwyneth Paltrow e cila për një vit ka fituar 19 milionë dollarë dhe Angelina Jolie, e cila ka fituar 18 milionë dollarë, janë pjesë e pesëshës më të paguar në Hollywood.

Ndonëse këto aktore kanë fituar shumë këtë vit, ato prap se prap fitojnë gjysmën e asaj që e fitojnë meshkujt në Hollywood.

XS
SM
MD
LG