Ndërlidhjet

Izraeli po e vazhdon ofenzivën kundër Hamasit


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Ushtria izraelite ka njoftuar se është duke vazhduar me operacionet e saj kundër militantëve palestinezë në Rripin e Gazës, pas përfundimit të një armëpushimi shtatë orësh.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, ka thënë se fushata ushtarake në Gaza, do të vazhdojë derisa të arrihet qetësia afatgjate në Izrael.

Palestinezët thonë se Izraeli e ka bombarduar një kamp refugjatësh në Gaza, duke e vrarë një fëmijë dhe plagosur 29 persona, megjithë shpalljen e armëpushimit.

Ushtria izraelite, e ka hedhur poshtë lajmin se e ka sulmuar kampin e refugjatëve, ndërsa e ka akuzuar Hamasin se e ka sulmuar Izraelin me raketa.

Deri më tash, mbi 1800 palestinezë, kryesisht civilë janë vrarë prejse Izraeli e ka nisur ofenzivën ushtarake më 8 korrik, si kundër përgjigje ndaj sulmeve me raketa të Hamasit.

Izraeli deri më tash ka humbur 67 ushtarë dhe tre civilë.

XS
SM
MD
LG