Ndërlidhjet

logo-print

Nigeria e konfirmon rastin e dytë me Ebola


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Autoritetet në Nigeri e kanë konfirmuar rastin e dytë me Ebola në Lagos, qyteti më i populluar në këtë vend.

Zyrtarët shendëtesor kanë thënë se personi i infektuar është një mjek i cili e ka trajtuar një pacient që ka vdekur nga Ebola javën e kaluar.

Nigeria është vendi i katërt që ka regjistruar raste me Ebola.

Ebola, deri më tash ka vrarë 728 njerëz në Afrikën Perëndimore prej shpërthimit të kësaj sëmundje në muajin shkurt,ndërsa rastet kryesisht janë regjistruar në Guine, Liberi dhe Sierra Leone.

Ebola konsiderohet si një nga sëmundjet më vdekjeprurëse në botë, me nivel vdekjeje deri në 90 % të rasteve.

Deri më tash nuk është zbuluar asnjë vaksinë që të mbron prej asaj e as ndonjë trajtim efektiv.

XS
SM
MD
LG