Ndërlidhjet

OKB-ja, bënë thirrje për armëpushim në Nagorno-Karabak


Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon u ka kërkuar forcave të Azerbajxhanit që t'i përmbahen marrëveshjes së tyre për armëpushim, pas kanë kaluar disa ditë të përleshjeve vdekjeprurëse në territorin e shkëputur të Nagorno-Karabak.

Ban në një deklaratë të tij, tha se mbështet përpjekjet e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë e cila ndermjetëson në bisedime për zgjidhjen e problemit.

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit thotë se 15 ushtarë janë vraë në luftimet e ditëve të fundit me forcat armene përgjatë "vijës së kontrollit" në Nagorno-Karabak.

Kurse, zyrtarët në Nagorno-Karabak, raportojnë për pesë ushtarë të vrarë.

Ndërkohë, ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov, ka njoftuar se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, gjatë kësaj jave në Soçi do të takojë kryetarin e Armenisë dhe atë të Azerbajxhanit.

XS
SM
MD
LG