Ndërlidhjet

logo-print

Izraeli nis tërheqjen e trupave nga Rripi i Gazës


Ushtria izraelite thotë ka nisur tërheqjen e të gjitha trupave të saj tokësore nga Rripi i Gazës, pas fillimit të armëpushimit që filloi në orën 8 të mëngjesit.

Peter Lerner, nënkolonel, tha se tërheqja po bëhet për shkak se Izraeli ka shkatërruar 32 tunele ndërkufitare të ndërtuara nga militantët palestinezë për sulme kundër objektivave në Izrael.

Pas armëpushimt treditor më 4 gusht, që u propozua nga zyrtarët egjiptianë, shpresohet që armëpushimi i nisur sot të çojë në një armëpushim të përhershëm mes forcave izraelite dhe militantëve palestinezë të cilët kanë luftuar për gati një muaj.

Izraeli tha se do të dërgojë një delegacion në Kajro për të diskutuar një armëpushim të përhershëm.

Përleshjet kanë marrë jetën e më shumë se 1,850 palestinezëve - shumica e tyre civilë.

Kurse 64 ushtarë izraelitë dhe katër civilë janë vrarë nga raketa e hedhura në Rripin e Gazës

XS
SM
MD
LG