Ndërlidhjet

Ish-presidenti ukrainas Yanukovych ankohet në Gjykatën Evropiane


Ish-presidenti ukrainas Viktor Yanukovych
Ish-presidenti ukrainas Viktor Yanukovych

Ish-presidenti ukrainas Viktor Yanukovych dhe dy djemtë e tij kanë paraqitur një ankesë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut për sanksionet e vëna nga BE-ja ndaj tyre.

Ata kanë kërkuar nga Këshilli i Bashkimit Evropian që të anulojë rezolutat që i ka bërë më 5 mars dhe 15 prill, që u mohojnë atyre hyrjen në BE dhe ka ngrirë pasurit e tyre.

Në ankesën e tyre, thuhet se Këshilli i BE-së, nuk kishte "dëshmi të mjaftueshme" për të sanksionuar ata dhe se vendimet ishin të motivuar politikisht.

Yanukovych, i cili u largua nga posti i tij si president në shkurt, thotë se ngrirja e pasurisë së tij në Evropë, cënon "të drejtën e pronësisë", që është e garantuar nga Karta e BE-së për të Drejtat Themelore.

XS
SM
MD
LG