Ndërlidhjet

logo-print

“Blloku”: Të ndalojnë praktikat korruptive të qeverisë në largim


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Vakuumi institucional po e dëmton rëndë Kosovën, është vlerësimi që koalicioni paszgjedhor i partive opozitare e ka bërë sot përmes një komunikate dërguar mediave.

LDK-AAK-Nisma gjithashtu vlerëson se “praktikat korruptive po vazhdojnë edhe në këto ditët e fundit të kësaj qeverisje”, ndërsa koalicioni ka kërkuar “me ngulm që të ndalohen këto praktika”.

Ata e kanë akuzuar PDK se duke dërguar lëndë në Gjykatën Kushtetuese po kërkon me ngulm të mbes në pushtet, ndërsa vlerësojnë se me krijimin e qeverisë prej tyre,”njëherë e përgjithmonë do të përfundoj epoka e pasurimit përmes praktikave korruptive.

“Qeveria e koalicionit LDK-AAK-NISMA, po punon në inkorporimin e programeve të tri partive në një program të përbashkët qeveritar”,njoftohet gjithashtu përmes komunikatës së koalicionit LDK-AAK-Nisma.

Ata gjithashtu thonë se integrimet euroatlantike do të kenë përkushtimin e plotë të koalicionit.

XS
SM
MD
LG