Ndërlidhjet

Irani i ka dërguar Hamasit teknologji raketash


Polici palestinez mban mbetjet e një rakete që Hamas gabimisht e ka gjuajtur në Bregun Perëndimor

Polici palestinez mban mbetjet e një rakete që Hamas gabimisht e ka gjuajtur në Bregun Perëndimor

Një zyrtar iranian ka njoftuar publikisht se Irani iu ka dhënë militantëve palestinezë të Hamasit, teknologji raketash.

Mohsen Rezaei, sekretar i një Këshilli shtetëror në Iran, është cituar nga një televizion arabik iranian, Al Alam, duke thënë; “raketat e rezistencës palestineze janë pjesë e dërgesës iraniane”.

Rezaei gjithashtu ka thënë se Irani ka nevojë të “transferojë teknologji mbrojtëse dhe ushtarake te palestinezët që ata të kenë mundësi të ndërtojnë armatim derisa janë nën bllokadën izraelite dhe të mbrojnë vetën”.

Rezaei, ish komandant në Gardën Revolucionare iraniane, i ka shkruar presidentit Hasan Rohani, dhe i ka kërkuar atij që të dërgojë sistem të mbrojtjes raketore për Hamasin i cili do e përdorte kundër aeroplanëve izraelitë.

XS
SM
MD
LG