Ndërlidhjet

Furgoni futet në përrua, vriten 16 pakistanezë


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Zyrtarët në rajonin e administruar nga Pakistani, Kashmir, kanë thënë se 16 persona janë vrarë kur furgoni me të cilin udhëtonin është zhytyr në një përrua të thellë.

Aksidenti ka ndodhur sot rreth 150 km, në juglindje të Muzaffarabdit, kryeqyteti i Kashmirit.

Autoritetet thonë se automjeti ka qenë i ngarkuar tjemase pasi kishte 30 udhëtarë breënda ndërsa ishte në shpejtësi të madhe kur shoferi e kishte humbur kontrollin gjatë një kthese të ashpër.

Përroi ishte 100 metra i thellë, ndërsa shtatë persona të tjerë raportohet se janë lënduar gjatë këtij aksidenti.

XS
SM
MD
LG