Ndërlidhjet

Japonia sanksionon 40 rusë dhe dy kompani


Flamuri i Japonisë

Flamuri i Japonisë

Qeveria japoneze e ka aprovuar vendimin që 40 individë dhe dy kompani ruse t’i fusë në listën e sanksioneve ndaj Rusisë.

Kabineti i kryeministrit, Shinzo Abe, është pajtuar sot që shtojë listën e sanksioneve ndaj Rusisë pasi Rusia vazhdon të përkrahë rebelët prorusë në lindje të Ukrainës.

Një komunikatë e qeverisë japoneze thotë se “do të ngrihen asetet që gjenden në Japoni të atyre që në mënyrë të drejtpërdrejtë janë të përfshirë në aneksimin e Krimesë nga Rusia apo në krijimin e jostabilitetit në lindje të Ukrainës”.

Komunikata shton se Japonia gjithashtu do të kufizojë importimet e prodhimeve të Krimesë.

XS
SM
MD
LG