Ndërlidhjet

730 mijë njerëz janë larguar nga Ukraina në Rusi


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Agjencia e OKB-së për refugjatë thotë se së paku 285 mijë persona janë larguar nga shtëpitë e tyre në Ukrainë gjatë këtij viti, për shkak të luftimeve në lindje të Ukrianës.

Drejtori i UNHCR-së për Evropë, Vincent Cochetel derisa fliste para mediave në Gjenevë thotë në mesin e të ikurve janë përfshirë edhe 117 mijë njerëz që janë zhvendosur brenda Ukrainës, një numër ky që po rritet çdo ditë me nga 1200 njerëz.

Ai ka thënë gjithashtu se rreth 168 mijë njerëz nga 1 gushti megjithatë tashmë kanë aplikuar për azil apo ndodnjë status tjetër mbrojtës në Rusi.

Trupa qeveritare ukrainase raportohet se e kanë marrë një nga pikat e kontrollit të rebelëve prorusë në periferi të Donjeckut.

Ndërkaq, në Kiev, zyrtarët e mbrojtjes thonë se separatistët kanë hapur zjarr ndaj ushtarëve të paarmatosur të Ukrainës derisa ata ktheheshin në vendin e tyre nga Rusia, ku përkohësisht janë strehuar nga luftimet.

Cochetel ka shtuar se sipas autoriteteve ruse, rreth 730 mijë banorë të Ukrainës kanë shkuar në Rusi prej muajit janar të këtij viti, duke e shfrytëzuar të drejtën për të udhëtuar pa viza në Rusi dhe për këtë arsye ata nuk janë regjistruar.

XS
SM
MD
LG