Ndërlidhjet

logo-print

Një afgan i uniformuar sulmon trupat e huaja


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Një afgan që kishte të veshur uniformë ushtarake ka sulmuar sot trupat e huaja në një bazë ushtarake.

Zëdhënësi i ushtrisë afgane, Gjeneral Mohammad Zahir Azimi ka thënë “terroristi” me uniformë të ushtrisë ka gjuajtur me armë zjarri, duke plagosur disa njerëz.

Azimi nuk ka treguar ndonjë detaj tjetër.

NATO në anën tjetër ka thënë se është duke e hetuar “incidentin” që përfshinë edhe trupat afgane dhe ato të huaja në kampin Qargha, një bazë e trajnimit kjo për forcat afgane, në perëndim të Kabulit.

Incidenti ka ndodhur në kohën kur “sulmet e brendshme”të ngjajshme me këto të sotmin, kanë shënuar rënie nga dhjetori i vitit të kaluar.

XS
SM
MD
LG